Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 14:30 në magjistralen Podujevë-Prishtinë, përkatësisht në fshatin Gllamnik, raporton Llapi.info.
Sipas pamjeve që ka siguruar Llapi.info, shihet se në këtë aksident janë përfshirë dy vetura.
Nga kjo përplasje vetruash kanë mbetur të lënduar tre persona. Lajmin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 14:30, në fshatin Gllamnik të Podujevës, ka ndodhur një aksident komunikacioni rrugor në mes dy automjeteve në lëvizje. Nga ky aksident tre persona kanë mbetur të lënduar dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, është shprehur Ahmeti.
Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh ka bërë të ditur se vetëm dje në nivel vendi kanë ndodhur 29 aksidente, prej tyre 10 kanë përfunduar me persona të lënduar./Llapi.info






