Lokale - eSIMy

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Güngören Güneştepe në Stamboll të Turqisë.

Dy këmbësorë derisa ishin duke ecur në trotuar janë goditur nga një veturë, e cila ka qenë me shpejtësi të madhe, shkruajnë mediet e turke, transmeton Llapi.info.

Shoferi, siç shkruajnë mediet, s’është ndaluar në semafor të kuq, me ç’rast nga devijimi ka goditur dy këmbësorët, këta të fundit të cilit janë me nënshtetësi siriane.

Të njëjtit kanë pësuar lëndime të rënda trupore.

Momenti i aksidentit u regjistrua nga kamerat e një vendi të punës në rrugë. Pamjet tregojnë manovrimin e makinës në lëvizje të shpejtë për të shmangur goditjen e një makine tjetër dhe goditjen e dy personave./Llapi.info

Më poshtë pamjet: