Lokale - eSIMy

Kreu i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, duke prezantuar punët dhe vendimet që janë marrë nga ekzekutivi komunal në 100 ditëshin e parë të qeverisjes, ka thënë se Shëndetësia është prioritet i tij, raporton Llapi.info.

Gjatë një konference për medie, i pari i Podujevës ka thënë se në kuadër të këtij sektori janë marrë disave vendime, teksa të njëjtin, siç është shprehur ai, e ka gjetur në gjendje të rëndë.

“Shëndetësia ka qenë njëri ndër prioritet tona të qeverisjes lokale dhe me të ardhur në këtë detyrë kemi marrë menjëherë veprimet e para për të krijuar rend, rregull dhe punë në këtë institucion që është i rëndësishëm për qytetarët tanë, i cili fatkeqësisht nuk ka qenë në gjendje të mirë. Puna e parë që është bërë është zgjerimi i hapësirës së qendrës anti-covid. Në këtë qendër kemi pasur vetëm katër shtretër për të trajtuar këta pacientë dhe kemi krijuar hapësirë për t’iu dalë në ndihmë këtyre të sëmurëve. Kemi filluar shërbimin e patronazhit, i cili funksionon dhe është aktiv gjatë 24 orëve. Kemi krijuar shërbime të laboratorit dhe rëntgenit në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare. Është bërë funksionalizimi i ultrazërit që kap vlerën mbi 24 mijë euro”, është shprehur Bulliqi.

May be an image of text

Bulliqi, më tej, është shprehur se në këtë Komunë është bërë kryerja e testeve PCR për bashkatdhetarët. Ai ka thënë se është funksionalizuar salla e infuzioneve në emergjencë, është bërë furnizimi me 4500 teste për COVID-19.

Siç ka thënë Bulliqi, një automjet është dhënë për Qendrën e Shëndetit Mendor si dhe është bërë funksionalizimi i aparaturës për spiometri.

Më tej, Bulliqi ka prezantuar vendimet dhe punët, të cilat, sipas tij, janë kryer gjatë këtyre 100 ditëve në krye të Komunës së Podujevës./Llapi.info