Edhe një person i kërkuar është arrestuar në rajonin e Podujevës, raporton Llapi.info.
Kështu ka thënë Policia e Kosovës në raportin 24-orësh, ani pse s’ka dhënë detaje të hollësishme. Sipas PK-së, arrestimi është kryer në fshatin Peran.
“Fsh. Peran, Podujevë, 15.03.2021-10:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Prishtinë është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në raport.
Përkundër insistimit të Llapi.info, deri më tani s’është bërë e ditur arsyeja e këtij arrestimi.
Ndërkohë, duhet përkujtuar se disa persona kohët e fundit janë arrestuar në Podujevë, të cilët kanë qenë në kërkim nga organet e rendit./Llapi.info






