Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka regjistruar sot edhe 553 raste të reja me COVID-19, pas testimit të 3.649 mostrave, raporton Llapi.info.
Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv, duke çuar në total numrin e tyre në 1723.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Vushtrri 3 raste (87, 80, 76 vjeç), Deçan 1 rast (86 vjeç), Ferizaj 1 rast (71 vjeç), Gjakovë 1 rast (71 vjeç), Lipjan 1 rast (67 vjeç), Mitrovicë 1 rast (62 vjeç)”, thuhet në njoftim.
Siç ka njoftuar IKSHPK, sot në Podujevë janë konfirmuar 25 raste. Prej tyre, 6 janë në qytet, nga 3 raste në fshatrat; Balloc, Batllavë dhe Llugë, 2 në fshatrat Peran dhe Dyz dhe me nga një rast; Bellopojë, Bradash, Gllamnik, Godishnjak, Lupç i Poshtëm dhe Sekiraçë.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 534 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 65.594 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.063.
Prej regjistrimit të rasteve të para me koronavirus në Kosovë, më 13 mars të vitit të kaluar, autoritetet shëndetësore kanë regjistruar 78.380 raste të infektimit. Prej tyre 1.723 kanë vdekur./Llapi.info






