Lokale - eSIMy

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka pritur në takim sot drejtorin e Iniciativës për Zhvillim të Bujqësisë në Kosovë (IADK), Zenel Bunjakun, njofton Llapi.info.

Me këtë rast, drejtori i IADK-së ka premtuar përkrahje për sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë në Llap, përmes trajnimeve dhe këshillave për aftësim në fushën e bujqësisë si dhe granteve të ndryshme.

Kështu ka bërë të ditur në një postim në Facebook, kreu i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

“Bashkë me drejtorin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vigan Salihu, kemi zhvilluar takim me Zenel Bunjakun – drejtor i Iniciativës për Zhvillim të Bujqësisë në Kosovë (IADK), me të cilin biseduam për thellimin e bashkëpunimit në mbështetje të projekteve të ndryshme në sektorin e bujqësisë. Gjatë takimit, unë e informova drejtorin e IADK-së, për investimet dhe projektet e planifikuara në sektorin e bujqësisë. Investimet në bujqësi dhe përkrahja e fermerëve përmes subvencionimeve të ndryshme do të jenë prioritet i Ekzekutivit të Komunës përmes Drejtorisë së Bujqësisë”, ka shkruar ai.

“Drejtori i IADK-së premtoi përkrahjen për sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë në Llap përmes trajnimeve dhe këshillave për aftësim në fushën e bujqësisë si dhe granteve të ndryshme. Drejtori Zeneli tha se IADK në vazhdimësi ka përkrahur sektorin e bujqësisë në Komunën e Podujevës.  Unë me këtë rast shfrytëzova rastin të falënderoi drejtorin e IADK-së për përkrahjen e deritashme dhe shpreha gatishmërinë time të plotë për thellimin e bashkëpunimit me këtë organizatë, me qëllim të rritjes së përkrahjes për buqit dhe blegtorët llapjanë”, ka përfunduar ai./Llapi.info