Lokale - eSIMy

Një person është arrestuar në Podujevë, pasi i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë në familjen e tij, njofton Llapi.info.

Madje, i njëjti ka kanosur ata me thikë, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj dërguar medieve.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti ka tentuar ti sulmon me thike familjaret e tij. Thika e cila dyshohet të jetë përdorur ne rast është konfiskuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, ka thënë Policia./Llapi.info