Policia në Podujevë ka njoftuar se ka konfiskuar një armë me 22 fishekë, raporton Llapi.info.
Me këtë rast, siç ka bërë të ditur Policia e Kosovës, një i dyshuar është shoqëruar në stacion policor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij është gjetur dhe konfiskuar një armë-pistoletë me dy karikator me 22 fishekë”, ka thënë PK në raportin e saj ditor.
Policia më tutje ka shtuar se me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Pa dhënë detaje tjera, PK ka shtuar arma ka qenë pa leje./Llapi.info






