Të shtëna me armë janë dëgjuar në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë, raporton Llapi.info.
Pas këtyre të shtënave, njësitet policore kanë ndaluar një veturë në të cilën gjendeshin tre persona të dyshuar.
Në të njëjtën veturë, siç ka thënë Policia e Kosovës, është gjetur dhe është konfiskuar substancë narkotike.
“Rr.Xhemajl Mustafa, Podujevë, 13.03.2021-21:34. Pas raportimit për të shtëna me armë zjarri, njësitet policore kanë ndaluar një veturë ne te cilën gjendeshin tre persona, te cilët janë shoqëruar ne stacion policor pasi që në veturë është gjetur një sasi e substancës narkotike. Pas intervistimit i dyshuari mashkull i kosovar ka pranuar se kishte shtënë me armë zjarri. Janë sekuestruar arma dhe një karikator i zbrazur, 4 gëzhoja dhe sasia e gjetur e narkotikeve. Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, ka thënë PK në raportin e saj ditor./Llapi.info






