Lokale - eSIMy

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 17:30 në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, raporton Llapi.info.

Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, ku për pasojë një person ka mbetur i lënduar. Lajmin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 17:30, në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ka ndodhur një aksident  komunikacioni rrugor në mes dy automjeteve në lëvizje. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, është shprehur Ahmeti.

Sipas statistikave ditore të PK-së, vetëm dje në Kosovë kanë ndodhur 31 aksidente, prej tyre 9 kanë përfunduar me persona të lënduar./Llapi.info