Një vetë-aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak pas mesantës në fshatin Buricë të Podujevës, raporton Llapi.info.
Si pasojë e përplasjes së një veture “Golf”, kanë mbetur të lënduar katër persona. Lajmin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 00:30 në fshatin Buricë të Podujevës, ka ndodhë një vet aksident trafiku. Deri te vet aksidenti ka ardhur përderisa automjeti Golf –VI- me targë Kosove, ka qenë në lëvizje dhe për shkaqe ende të panjohura vozitësi ka humbë kontrollin mbi automjetin dhe ka devijuar nga rruga. Si pasojë e këtij vet aksidenti katër persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky vet aksident”, ka thënë Ahmeti.
Ndërkohë, sipas statistikave ditore të PK-së, vetëm dje në nivel vendi kanë ndodhur 37 aksidente, 8 prej tyre kanë përfunduar me persona të lënduar./Llapi.info
Më poshtë pamjet e siguruara:









