Kompania e distribuimit të energjisë elektrike në Kosovë, KEDS, ka njoftuar se të shtunën do të kryhen punime në rrjet, punime këto të planifikuara më parë, me ç’rast disa vende në Podujevë do të përballen me reduktime të rrymës, raporton Llapi.info.
Sipas KEDS-it, reduktimet do të zgjasin deri në katër orë, ndërkohë që pa rrymë do të përballet rruga e qendrës së qytetit “Zahir Pajaziti”.
“Në TS 220/35/10kV Podujeva do të ndërprehet: TS 10/0.4 kV Besiana (kodi:14000004022) prej ores 08:00 – 12:00
Vendet: Rr. Zahir Pajaziti( një pjesë) , rr. M-25 (një pjesë). Arsyeja: Kyçja e daljeve të reja 0.4kV”, thuhet në njoftimin e KEDS-it./Llapi.info






