Franca do të lehtësojë kufizimet për udhëtime për dhe nga shtatë shtete jashtë BE-së, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar.
Ministria e Jashtme tha se nuk ka nevojë më për “arsye bindëse” për të udhëtuar në Australi, Izrael, Japoni, Singapor, Korenë e Jugut, Zelandë e re dhe Britani.
Të gjitha udhëtimet jo esenciale ishin ndaluar nga qeveria franceze më 31 janar në përpjekje për të ndalur përhapjen e mëtejmë të varianteve të koronavirusit.
Për udhëtarët, masat e sigurisë mbesin në fuqi, shkruan BBC.
Pasagjerët që arrijnë në Francë duhet sërish të posedojnë një test me rezultat negativ të COVID-19, i vjetër vetëm 72 orë.
Autoritetet thanë se lehtësimi i masave ka ardhur pasi gjendja shëndetësore po përmirësohet në ato shtatë shtete.






