Lokale - eSIMy

Një vetë-aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në magjistralen Prishtinë – Podujevë, përkatësisht në fshatin Vranidoll, raporton Llapi.info.

Sipas pamjeve që ka siguruar Llapi.info, shihet se nga ky aksident një veturë ka përfunduar e rrokullisur.

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar si pasojë e këtij aksidenti, ndërkohë që Llapi.info është në pritje të informacioneve më të detajuara nga Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm dje në Kosovë kanë ndodhur 57 aksidente trafiku, prej tyre 20 kanë përfunduar me persona të lënduar. Ndërkohë, PK ka apeluar tek qytetarët që të kenë kujdes në trafik pas reshjeve të borës.

“Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve, për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës”, thuhet nga Policia e Kosovës./Llapi.info