Lokale - eSIMy

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka ndaluar një person në fshatin Surkish të Podujevës, i cili po transportonte dru paligjshëm, raporton Llapi.info.

Siç ka bërë të ditur Policia e Kosovës, traktor me dru është konfiskuar, ndërkohë masa drusore është dërguar në Ekonominë e Pylltarisë.

“Fsh. Surkish, Podujevë 08.03.2021-08:44. Njësiti policor gjatë patrullimit ka hasur në një traktor me ngarkesë drusore pre 2.10 metra kub të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. Drutë janë konfiskuar dhe dërgohen në Ekonominë e Pylltarisë në Podujevë pasi që nuk kanë qenë të vulosura dhe pa fletë përcjellje. Të dyshuarit i është liruar traktori dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt”, ka thënë PK./Llapi.info