Lokale - eSIMy

Një rrahje ka ndodhur në rrugën “Zahir Pajaziti” në qendër të Podujevës, raporton Llapi.info.

Si pasojë e kësaj rrahjeje, një person është lënduar dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar viktimën mashkull kosovar të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor ndërsa i dyshuari ende nuk është takuar nga policia”, ka thënë PK, pa dhënë detaje tjera./Llapi.info