Historiani Hakif Bajrami dhe veprimtari Avni Dehari kanë qëndruar sot për vizitë në Podujevë, për nder të 7 marsit – Ditës së Mësuesit, shkruan Llapi.info.
Të njëjtit kanë pasuruar me libra të rinj bibliotekën e qytetit të kësaj Komune. Kështu ka bërë të ditur Komuna e Podujevës në një njoftim për medie.
“Për nder të 7 marsit – Ditës së Mësuesit, sot historiani Hakif Bajrami dhe veprimtari, Avni Dehari dhuruan libra për Bibliotekën e Qytetit në Podujevë. Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, bashkë me drejtorin e Arsimit, Avni Fetahu dhe drejtoreshën për Kulturë Rini dhe Sport, Elhame Kutllovci, falënderuan historianin Bajrami dhe veprimtarin Dehari për librat e dhuruar për bibliotekën. Me këtë rast, kryetari Bulliqi tha se po bëhen përpjekje të vazhdueshme që të pasurohet me tituj të rinj librash fondi i Bibliotekës së qytetit, në mënyrë që t’i plotësojë kërkesat dhe nevojat e lexuesve llapjanë”, thuhet në njoftim./Llapi.info






