Lokale - eSIMy

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka pritur sot në takimin dr.Schnatman dhe ekipin e tij që dhurojnë donacione të ndryshme me pajisje shëndetësore në Kosovë, njofton Llapi.info.

Me këtë rast, Bulliqi është shprehur në Facebook se ky ekip ka shprehur gatishmërinë të ndihmuar me pajisje të ndryshme shëndetësore këtë Komunë.

“Sot kam zhvilluar një takim me Dr. Schnatman dhe ekipin e tij që dhurojnë donacione të ndryshme me pajisje shëndetësore në Kosovë, ky takim është zhvilluar me inicim të dr. Leonora Svarca. Para tyre bashkë me Drejtorin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Driton Veliu, paraqitëm sfidat që jemi duke u ballafaquar dhe nevojat që kemi në fushën e shëndetësisë. Dr. Schnatman shprehu gatishmërinë e tij për të na ndihmuar me pajisje të ndryshme shëndetësore, unë me këtë rast i dhurova një hartë të Kosovës me gurë të çmuar si dhe falënderova për kontributin e tij që ka dhënë për komunat e Kosovës dhe gatishmërinë e tij që të ndihmojë komunën tonë”, ka shkruar ai./Llapi.info