Lokale - eSIMy

Një vjedhje ka ndodhur në orët e vona të natës në rrugën “Gryka e Llapit” në Podujevë, raporton Llapi.info.

Një pistoletë me fishekë është vjedhur në kabinën e sigurimit të një marketi në këtë anë.

Kështu ka thënë Policia e Kosovës në komunikatën e saj dërguar medieve.

“Rr. Gryka e Llapit , Podujevë, 02.03.2021-23:31. I dyshuari mashkull kosovar, ka njoftuar se në kabinën e sigurimit të marketit të tij i është vjedhur një pistoletë me 4 copë fishekë pa leje përkatëse . Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti është duke u hetuar”, ka thënë Policia pa dhënë detaje tjera./Llapi.info