Lokale - eSIMy

Edhe pllaka me logo të UÇK-së, e vendosur tek shpata e Skënderbeu në Revuçë të Podujevës, shkruan Llapi.info.

Kështu ka bërë të ditur në një postim në Facebook, ideatori dhe ndërtuesi i kësaj shpate, Burim Kadriu.

Ai ka thënë se rasti ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesi, teksa i njëjti është paraqitur edhe në Polici.

“Sot në orët e para të mëngjesit ka ndodh një akt i turpshëm ku persona apo person i pandërgjegjshëm ka thyer pllakën me llogon e UÇK-së e cila ka qenë e vendosur tek shpata e Skendërbeut në fshatin Revuç të Podujevës. Rasti është paraqit edhe në polici dhe shpresojmë që autorët të zbulohen sa më parë dhe të dalin para drejtësisë për këtë akt të turpshëm”, ka shkruar ai.

Ndërkohë, përveç kësaj, edhe në fshatin Shtedim është dëmtuar pllaka përkujtimore e heroit të kombit, Ali Ajeti./Llapi.info