25 kompani të autobusëve në relacionin Podujevë – Prishtinë dhe anasjelltas kanë nisur protestën, raporton Llapi.info.
Ata po kërkojnë nga organet komunale që t’i largojnë taksitë ilegalë që operojnë në të njëjtin relacion. Nga shoqata e autobusëve kanë thënë për Llapi.info se puna e tyre do të vazhdojnë siç ka qenë, por do të vazhdojnë protestën deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
Por, përveç kësaj, autobusët kanë nisur të mos qëndrojnë në Stacionin e tyre, pasi siç janë shprehur pronarët e tyre, për shtrenjtimin e peronizimit nga 2 në tri euro.
Pronarët e autobusët kanë mbajtur greva dhe protesta shpeshherë, duke kërkuar që të largohen taksitë ilegalë.
Ndërkohë, siç mëson Llapi.info, policia dhe inspektorët vazhdimisht gjatë tërë ditës kanë qëndruar sot në vend-qëndrimin e taksive ilegalë, duke i larguar ata./Llapi.info






