Lokale - eSIMy

Një personi në fshatin Shajkoc të Podujevës i janë djegur 20 ari të mbjella me mjedra, njofton Llapi.info.

Rastin i dëmtuari e ka paraqitur edhe në Policinë e Kosovës, teksa kjo e fundit ka thënë se njësitet e zjarrfikësve kanë arritur që ta fikun zjarrin.

“Fsh. Shajkofc, Podujevë 28.02.2021 – 20:10. Ankuesi mashkull kosovar raporton se, dyshohet nga persona  të pa njohur i është vu zjarri një  are në  të  cilën ankuesi ka të mbjellura  mjedra, nga zjarri raportohet të jenë  dëmtuar rreth 20 ari mjedra dhe sistemi i ujitjes. Njësia  e zjarrfikësve  kanë  arrit që  ta fikin zjarrin”, ka thënë Policia e Kosovës./Llapi.info