Një grabitje ka ndodhur në një lokal në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, raporton Llapi.info.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, derisa është bërë e ditur se një punëtore në atë lokal është sulmuar fizikisht, me ç’rast janë vjedhur 20 euro.
“Rr. Zahir Pajaziti, Podujevë 26.02.2021 – 15:15. Viktima femër kosovare ka raportuar se derisa ishte duke punuar në lokal, një i dyshuar i panjohur duke e sulmuar fizikisht, nga arka i ka grabitur 20 euro dhe është larguar në drejtime ta panjohur. Rasti është duke u hetuar”, ka thënë Policia e Kosovës.
Siç mëson Llapi.info, grabitja është kryer në një lokal lulesh./Llapi.info






