Lokale - eSIMy

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 18:00 në rrugën “Skënderbeu” në Podujevë, raporton Llapi.info.

Në këtë aksident janë përfshirë tri automjete, ku për pasojë ka mbetur i lënduar një person.

Lajmin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 18:00 në rrugën “Skënderbeu” në Podujevë, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshirë tri automjete . Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit është lënduar një person. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merren hetuesit e njësitit të trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti.

Sipas statistikave ditore të PK-së, vetëm dje në Kosovë kanë ndodhur 40 aksidente, 15 prej tyre kanë rezultuar me persona të lënduar./Llapi.info