Komuna e Podujevës në bashkëpunim me Agjencionin për Zhvillim Rajonal ka mbajtur sot trajnim me nxënës dhe studentë për orientim në karrierë dhe shkathtësi të buta, njofton kumtesa komunale, transmeton Llapi.info.
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka ndarë sot certifikata për nxënës dhe studentë, të cilët ndoqën trajnimin “Orientim në karrierë dhe shkathtësi të buta”, i cili u mbajt në qytetin e Podujevës.
Kryetari Bulliqi me këtë rast informoi nxënësit për rëndësinë e orientimit në karrierë dhe kërkesat që lidhen me treg të punës.
Gjithashtu, kryetari Bulliqi shprehu gatishmërinë e tij në asistimin për ta bërë më të lehtë orientimin e të rinjve në karrierë, duke premtuar se pushteti lokal do ta orientojë potencialin që t’i përgatit të rinjtë më mirë për treg të punës.
Bashkë me kryetarin në ceremoninë e ndarjes së certifikatave për nxënësit dhe studentët pjesëmarrës të trajnimit ishin edhe drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Avni Fetahu dhe drejtori i Drejtorisë së Planifikimit dhe Zhvillimit Ekonomik, Pajtim Balaj.
Komuna e Podujevës në bashkëpunim me AZHR do të organizojë edhe trajnime të tjera në fushës e ndërmarrësisë dhe biznesit./Llapi.info






