Lokale - eSIMy

Kompania e distribuimit të energjisë elektrike në Kosovë, KEDS, ka njoftuar se edhe nesër do të kryhen punime në rrjet, punime këto të planifikuara më parë, me ç’rast disa vende në Podujevë do të përballen me reduktime të rrymës, raporton Llapi.info.

Siç ka njoftuar KEDS-i, reduktime të energjisë në disa fshatra të kësaj komune do ketë deri në 3 orë.

“TS 220/35/10(20)kV Podujeva do të ndërprehet: Dalja 10kV Fshatrat 1 (kodi: 14000009) prej orës 11:00 deri në ora 14:00.

Vendet: Sekiraqa, Poterët, Qershijat, Kamerollët, Sekiraqa 1, Sekiraqa 2, Sekiraqa 3, Kunushefc 1 dhe 2, Buricë, Gllamnik dhe Llapashticë e Ulët.

Arsyeja: Ndërrimi i transformatorit të mbingarkuar”, ka njoftuar KEDS-i./Llapi.info