Në Komunën e Podujevës ka rënë numri i rasteve të reja dhe i atyre aktivë me COVID-19, shkruan Llapi.info.
Kështu ka thënë në mbledhjen e sotme të KKSB-së, drejtori i Shëndetësisë në këtë Komunë, Driton Veliu.
Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Driton Veliu, duke raportuar për gjendjen lidhur me pandeminë Covid-19, tha se gjatë muajit shkurt, krahasuar me janarin, ka rënie për mbi 50% të rasteve me të infektuar nga ky virus.
Në komunën e Podujevës, që nga 15 marsi i vitit 2020 deri më 22 shkurt 2021, nga 10,150 teste të kryera janë regjistruar 3,001 raste pozitivë me Covid-19, 2,773 persona janë shëruar, kurse 184 raste janë aktive. Ndërsa, 44 persona të infektuar me Covid-19, kanë humbur jetën.
Drejtori Veliu tha se situata epidemiologjike në komunë është e menaxhueshme, falë edhe bashkëpunimit të rregullt të QKMF-së me IKSHPK-në, Drejtorinë e Shëndetësisë, Drejtorinë e Arsimit, Inspeksionin dhe Policinë./Llapi.info






