Pas operacioneve nëpër Ministrinë e Bujqësisë dhe disa Komunave tjera, Policia është duke kryer një aksion edhe në Podujevë, raporton Llapi.info.
Siç mëson Llapi.info, aksioni është zhvilluar në fshatin Batllavë të kësaj Komune, teksa i njëjti është zhvilluar tek disa punëtorë të Ministrisë së Bujqësisë.
Siç është raportuar, nga ky aksion në Batllavë ka edhe zyrtarë të arrestuar.
Ndryshe, aksioni i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në orët e hershme të mëngjesit të sotëm është zhvilluar edhe në Istog dhe Lipjan. Bëhet e ditur se dy zyrtarë të Drejtorisë së Bujqësisë në Istog janë arrestuar si dhe është konfiskuar edhe një makinë.
Të arrestuar ka edhe në Lipjan por që nuk dihet numri i tyre. Kurse nga aksioni para Ministrisë së Bujqësisë, katër zyrtarë të AZHB-së, janë nxjerrë nga Agjencia nën pranga për t’u dërguar për intervistim.
Katër të arrestuarit dyshohen për vepra penale që lidhen me marrjen e ryshfetit./Llapi.info






