Lokale - eSIMy

Ka ndërruar jetë këmbësori (67 vjeç), i cili u godit nga një veturë në fshatin Shakovicë të Podujevës, raporton Llapi.info.

Rastin e ka konfirmuar për Llapi.info edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Këmbësori V.A. mashkull 67 vjeç, i lënduar në aksident nuk ka arrit të përballoj plagët e shkatuara nga aksidenti dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në Qendrën e Mjekësisë në Podujevë. Bazuar në informatat e fundit të pranuara nga vendi i ngjarjes tretman mjekësor ka kërkuar edhe një person tjetër (pasagjer në veturën e përfshirë në aksident”, ka thënë Ahmeti.

Llapi.info ka raportuar pak më parë  për aksidentin në Shakovicë, ku një veturë ka shkelur këmbësorin./Llapi.info