Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka regjistruat sot edhe 398 raste të reja me COVID-19, pas testimit 2.996 të mostrave, raporton Llapi.info.
Brenda 24-orëve është raportuar një rast i vdekjes, duke bërë kështu që numri viktimave të arrijë në 1,572.
“Rasti i vdekjes është nga komuna: Drenas 1 rast (39 vjeç)”, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik
Siç ka njoftuar IKSHPK, sot në Komunën e Podujevës kanë rezultuar pozitivë për COVID-19 edhe 10 banorë. Prej tyre, 4 janë nga qyteti, dy në fshatin Gllamnik dhe me nga një rast në fshatrat; Dobërdol, Dumnicë e Epërme, Lupç i Epërm dhe Obrançë.
Në të njëjtën periudhë, këtë sëmundje e kanë mposhtur 228 persona, derisa raste aktive me koronavirus janë 6.639.
Prej 13 marsit të vitit të kaluar, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 66.380 persona të infektuar me koronavirus. Prej tyre 1,572 pacientë kanë vdekur./Llapi.info






