Lokale - eSIMy

Dy analistët politikë, të cilët iu bashkuan Partisë Demokratike të Kosovës, kanë arritur t’i marrin mbi 300 vota në zgjedhjet e 14 shkurtit në Podujevë, shkruan Llapi.info.

Ardian Kastrati në këtë komunë ka arritur t’i marrë 330 vota, ndërkaq Faton Abullahu 303 vota.

Dy analistët ishin vendosur njëri pas tjetrit në listën e kandidatëve për deputetë të PDK-së. Abdullahu mbante numrin 30 në listë, kurse Kastrati numrin 31.

Kastrati, i cili u bë i njohur më shumë prej rolit të opinionistit politik dhe shfaqjeve të tij të shpeshta në televizionin publik të Kosovës, iu bashkua PDK-së disa javë para zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Bashkë me Kastratin, në PDK aderoi edhe Faton Abdullahu, një tjetër analist i zhvillimeve politike.

Ndryshe, Partia Demokratike Kosovës (PDK), në zgjedhjet e 14 shkurtit doli e treta në Komunën e Podujevës. Në këtë Komunë, PDK ka arritur t’i marrë vetëm 4 mijë 478 vota./Llapi.info

Lista e siguruar nga Llapi.info: