Lokale - eSIMy

Partia Demokratike e Kosovës doli e dyta në zgjedhjet e parlamentare, të cilat u mbajtën më 14 shkurt, duke grumbulluar mbi 137 mijë vota, shkruan Llapi.info.

Por, partia e udhëhequr nga Enver Hoxhaj në këto zgjedhje doli e treta në Komunën e Podujevës.

Në këtë Komunë, PDK ka arritur t’i marrë vetëm 4 mijë e 478 vota. Dy kandidatët llapjanë dolën përpara Hoxhajt në këto zgjedhje.

Ndërkaq, kandidatja për deputete nga Skenderaj, Ganimete Musliu, ka marrë plot 200 vota në Podujevë./Llapi.info