Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:30 në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, raporton Llapi.info.
Në këtë aksident, siç mëson Llapi.info, janë përfshirë tri vetura.
Përveç dëmeve materiale, ende nuk dihet nëse ka të lënduar si pasojë e këtij aksidenti.
Ekipet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.
Ndryshe, vetëm dje në Kosovë kanë ndodhur 39 aksidente trafiku, prej tyre 14 kanë përfunduar me persona të lënduar./Llapi.info







