Policia në Podujevë ka bërë të ditur se ka ndaluar një person në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë, raporton Llapi.info.
“Rr.Xhemajl Mustafa, Podujevë, 18.02.2021-02:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një revole me dy karikator me nga 16 fishek të kalibrit 9×19 mm. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, ka thënë PK.
Pa dhënë detaje tjera, Policia ka thënë se arma e konfiskuar nga i dyshuari ka qenë pa leje./Llapi.info






