Një vetë-aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Podujevë – Prishtinë, përkatësisht në fshatin Vranidoll, raporton Llapi.info.
Si pasojë e këtij vetë-aksidenti kanë mbetur të lënduar dy persona. Rastin për Llapi.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
“Vetaksidenti ka ndodhur rreth orës 07:45 në magjistralen Prishtinë – Podujevë, në fshatin Vranidoll. Dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”, tha ajo./Llapi.info








