Lokale - eSIMy

KQZ ka marrë vendim që të gjithë qytetarët që kanë letërnjoftim me afat të skaduar t’u mundësohet votimi.


Kështu ka bërë të ditur në një postim në Facebook, zëdhënësi i VV-së, Pëparim Kryeziu.

“KQZ posa mori vendim për lejimin e qytetarëve për të votuar me letërnjoftim me afat të skaduar. Të gjithë ata që janë në listat e votuesve në Kosovë mund të votojnë edhe me letërnjoftim me afat të skaduar”, ka shkruar ai.