Lokale - eSIMy

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 19:00 në magjistralen Prishtinë – Podujevë, përkatësisht në fshatin Shakovicë, raporton Llapi.info.

Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, njëra prej të cilave ka dalë matanë rrugës kryesore.

Përveç dëmeve materiale, deri më tani nuk dihet nëse ka të lënduar si pasojë e këtij aksidente.

Ndërkohë, Llapi.info është në pritje të informacioneve më të detajuara nga Policia e Kosovës.

Sipas statistikave ditore PK-së, dërguar medieve, vetëm dje në Kosovë kanë ndodhur 79 aksidente trafiku, prej tyre 21 kanë rezultuar me persona të lënduar./Llapi.info