Lokale - eSIMy

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në fshatin Dumosh të Podujevës, raporton Llapi.info.

Në bazë të pamjeve që ka siguruar Llapi.info, shihet një veturë që ka dalë matanë rrugës kryesore për t’u përplasur në një shtyllë elektrike.

Si pasojë e këtij aksidenti dyshohet se ka edhe persona të lënduar, ndërkohë që Llapi.info është në pritje të informacioneve më të detajuara nga Policia e Kosovës.

Ndërkaq, sipas statistikave ditore PK-së, dërguar medieve, vetëm dje në Kosovë kanë ndodhur 79 aksidente trafiku, prej tyre 21 kanë rezultuar me persona të lënduar./Llapi.info