Lokale - eSIMy

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, raporton Llapi.info.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, ku për pasojë kanë mbetur lënduar dy persona.

Lajmin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 13:00 në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshirë dy automjete . Si pasojë e aksidentit janë lënduar 2 persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merren hetuesit e njësitit të trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti.

Vetëm dje në Kosovë kanë ndodhur 59 aksidente trafiku, prej tyre 21 kanë rezultuar me persona të lënduar./Llapi.info