Lokale - eSIMy

Beqir Batatina, presidenti i Llapit është shumë i lumtur me fitoren e skuadrës së tij në ndeshjen e Kupës së Kosovës ndaj Ballkanit.

Skuadra e Llapit ka triumfuar ndaj Ballkanit me rezultatin 4-3 pas ekzekutimit të penalltive, për të vazhduar tutje dhe për të eliminuar nga Kupa skuadrën e Bledi Shkëmbit.

Presidenti i Llapit, Beqir Batatina potencon se puna që po bëhet tek Llapi, nuk bëhet as në skuadrat zvicerane, andaj shprehet i lumtur për këtë dhe thekson se ka besim të madh tek lojtarët e tij.

“Fitorja ishte e rëndësishme, por e kemi ditur se kemi të bëjmë me një super skuadër, mirëpo edhe ne kemi shumë cilësi në skuadër dhe gjatë fazës përgatitore kam qenë dhe e kam parë një punë nga stafi teknik – që as në shumë skuadra të Zvicrës ku i përcjelli – nuk kam parë, një punë intensive të mirë dhe një disiplinë të lartë. Nga aty kam besuar në ekip, se mundemi më arritë lartë në tabelë dhe me triumfu në Kupë. Nga puna që kam pa në përgatitje dhe nga ndeshja që zhvilluan sot djemtë, besojë që duhet të djersiten shumë skuadrat për të na mposhtë”, tha fillimisht Beqir Batatina për “GazetaBlic Sport”.

Në fund, ai deklaroi se synimi i Llapit është të dal në Evropë, duke triumfuar në Kupë.

“Ekipa është komponu mirë dhe jemi përforcu në pozitën kryesore, në portë – ku sot portieri tregoi se ka cilësi dhë është me kualitet të lartë. Synimi i skuadrës dhe i joni është që përmes kupës të dalim në arenën ndërkombëtare – duke e ditur se kemi një organizim të mirë, kemi bërë kushte të mira dhe infrastrukturë të mirë sportive. Kam besim në këta djemë që në fund t’i gëzojnë qytetarët dhe “Legjendat” me Kupë”, përfundoi ai.