Dy persona janë ndaluar në fshatin Kërpimeh, në dy raste të ndara, pasi të njëjtit po transportonin dru në mënyrë ilegale, raporton Llapi.info.
Siç ka thënë Policia e Kosovës, nga këto dy raste të ndara janë konfiskuar disa metra dru, të cilat po transportoheshin pa dokumente.
“Fsh. Metehi, Kërpimeh 08.02.2021 – 21:30. Njësiti policor ka ndaluar kamionin me targa vendore të cilin kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë kontrollit është konstatuar se i dyshuari kishte qenë duke transportuar 8 metër kub dru për të cilat nuk kishte posedonte fletë përcjellje. Nga zyrtari përgjegjës është sekuestruar masa drusore dhe dërguar në bazën e Ekonomisë së Pyjeve në Podujevë, kurse i dyshuari pas procedurave policore me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Fsh. Metehi, Kërpimeh 08.02.2021 – 14:30. Policia ka ndaluar një të dyshuar mashkull kosovar me kamionetën e tij në të cilën kishte të ngarkuar me pak se një metër dru. Drutë janë konfiskuar ndërsa rasti mbetet në procedurë të rregullt”, ka thënë PK./Llapi.info






