Policia në Podujeva ka bërë të ditur se ka konfiskuar një qese me drogë gjatë një kontrolli të një veture në Podujevë, raporton Llapi.info.
“Rr.Hakif Zejnullahu, Podujevë 07.02.2021-00:06. Njësiti patrullues ka ndaluar një veturë që e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar dhe gjatë kontrollës ka gjetur dhe konfiskuar një qese me 1 gram Marihuanë”, ka thënë Policia.
Pa dhënë detaje tjera, Policia ka thënë se me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./Llapi.info






