Austria prej sot i ashpërson kontrollet kufitare për të gjithë fqinjët e saj, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme, ndërsa ministri i Punëve të Brendshme, Karl Nehamer, diskutoi këtë temë dje pasdite me homologun e tij gjerman, Horst Zehofer, pas çka do të bisedojë edhe me ministrat e vendeve të tjera fqinje.
Udhëtimet duhet të reduktohet në minimum absolut, theksohet në kumtesën e Nehamerit.
“Ekzistojnë vetëm disa përjashtime, kur udhëtimet janë vërtet të nevojshme. Tani do t’i forcojmë kontrollet në kufi dhe me këtë do të rrisim presionin me qëllim që t’u përmbahemi masave”, tha ai.
Kontrollet kufitare, sipas tij, janë një instrument për ndalimin e një vale të re të infeksionit, që është veçanërisht e rrezikshme tani për shkak të llojeve të reja të koronavirusit.
Derisa në kufijtë me Hungarinë dhe Slloveninë, kontrolle të vazhdueshme kufitare ka që nga kriza e emigrantëve në vitin 2015, dhe për një muaj tani në kufijtë me Republikën e Çekisë dhe Sllovakisë, deri më tani kontrolli në kufirin me Gjermaninë, Italinë dhe Zvicrën ka qenë i rastësishëm .
Kjo, siç u tha, tani do të intensifikohet.
Sipas Ministrisë, njësitë e policisë austriake do të kryejnë kontrolle në bashkëpunim me fqinjët në lagje.
Qeveria austriake sapo ka miratuar masa për të forcuar regjimin e hyrjes në vend. Sipas tyre, dhe të cilat do të hyjë në fuqi të mërkurën, secili që do të hyjë në Austri duhet të ketë test negativ për antigjen ose test PCR dhe karantinë dhjetë ditore është e detyrueshme. Kjo karantinë mund të përfundojë pas pesë ditësh izolimi me një provë negative. Para se të hyjë në vend, udhëtari gjithashtu duhet të regjistrohet përmes internetit./21 Media.






