Foto Ilustrim
Lokale - eSIMy

Një person i kërkuar nga organet e rendit është arrestuar në rajonin e Podujevës, raporton Llapi.info.

Këtë e ka bërë të ditur edhe Policia e Kosovës, derisa arrestimi i tij është bërë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata.

“Rr. 19 Qershori, Podujevë 06.02.2021 – 19:10. Në bazë të urdhëresës së Gjykatës, është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, ka thënë PK, pa dhënë detaje tjera.

Ndërkohë, siç mëson Llapi.info, i dyshuari është arrestuar për vjedhje./Llapi.info