Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në rrugën “Nuhi Gashi” në Podujevë, raporton Llapi.info.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar katër persona.
Rastin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 12:00, ne rrugën “Nuhi Gashi”, në Podujevë ka ndodhur një aksident komunikacioni rrugor, në mes të dy automjeteve në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, janë lënduar katër persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merren hetuesit e njësitit të trafikut”, ka thënë Ahmeti.
Ndërkohë, sipas statistikave ditore të Policisë së Kosovës, vetëm dje në Kosovë kanë ndodhur 49 aksidente, prej tyre 16 kanë përfunduar me persona të lënduar./Llapi.info






