Lokale - eSIMy

Një tjetër vjedhje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, raporton Llapi.info.

Hajnat të armatosur në një lokal kanë vjedhur gjëra të ndryshme, e që shuma e dëmit, siç mëson Llapi.info, është mbi 20 mijë euro.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ani pse s’ka dhënë shumë detaje.

“Podujevë 06.02.2021 – 05:18. Ankuesi mashkull kosovar raporton se persona të panjohur, të maskuar dhe të armatosur kanë depërtuar me forcë brenda lokalit të tij dhe nga aty kanë arrit të vjedhin gjëra të ndryshme. Rasti nën hetime”, ka thënë PK.

Pa dhënë detaje tjera, rasti është cilësuar në Policinë e Kosovës si “vjedhje e rëndë”./Llapi.info