Lokale - eSIMy

Një tjetër vjedhje e rëndë është regjistruar mbrëmë në rreth  orës 22:00 në rajonin e Podujevës, raporton Llapi.info.

Rastin e ka bërë të ditur sot Policia e Kosovës, derisa është njoftuar se në një shtëpi hajnat kanë vjedhur stoli ari.

“Podujevë 04.02.2021 – 22:10. Viktima femër kosovare ka raportuar se personi, persona të panjohur me përdorim force kishin depërtuar në shtëpinë e saj nga e cila kishin vjedhë stoli ari të ndryshme dhe 4 pasaporta të familjes së saj. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe janë duke e hetuar rastin”, ka thënë PK.

Pa dhënë detaje tjera, rasti në Policinë e Kosovës është cilësuar si “vjedhje e rëndë”./Llapi.info