Kryetari i Komunë së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka bërë të ditur se është funksionalizuar edhe një ultrazë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), raporton Llapi.info.
Bulliqi, në një postim në Facebook, ka thënë se në këtë qendër tashmë janë dy aparatura funksionale të një teknologjie të avancuar.
“Po vazhdojmë të krijojmë kushte më të mira dhe të ofrojmë shërbime shëndetësore më cilësore për qytetarët në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare. Prej sot është funksionalizuar ultrazëri i ri në Repartin e Maternitetit dhe këto shërbime pacientët mund t’i marrin nga ora 07:00 deri në orën 20:00. Tash i kemi dy aparatura funksionale të një teknologjie shumë të avancuar dhe kjo do të bëjë që tash e tutje të eliminohen terminet për pacientët që kanë nevojë për këtë shërbim”, ka shkruar ai./Llapi.info






