Lëvizja Vetëvendosje, dega në Podujevë, edhe zyrtarisht sot ka hapur fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 14 shkurtit, njofton Llapi.info.
Me këtë rast, kandidati i kësaj partie për deputet, Fitim Haziri ka thënë se tash para vetës, qytetarët, sipas tij, e kanë një momentum të madh.
“Para vetës kemi një momentum të madh, ndoshta më të madhin që nga paslufta. E diela e 14 shkurtit, na jep mundësinë secilit prej nesh, që ta ndajmë njëherë e përgjithmonë të mirën dhe të keqën. Të vendosim për të ardhmen e kombit tonë, shtetit tonë, të ardhmes sonë për fëmijët tanë”, ka shkruar ai.
Postimi i tij:
Të nderuar qytetarë, aktivistë të dashur, motra e vëllezër,
Së bashku me kandidatët tjerë për deputetë të Kuvendit të Kosovës, nga Besiana, aktivistë dhe simpatizantë të Lëvizjes Vetëvendosje, nisëm zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 14 shkurtit.
E nisëm ashtu siç e do rendi, duke bërë homazhe pranë atyre që dhanë gjithçka që patën për lirinë tonë – nderuam e kujtuam heronjtë llapjanë.
Qytetarë të dashur,
Para vetës kemi një momentum të madh, ndoshta më të madhin që nga paslufta. E diela e 14 shkurtit, na jep mundësinë secilit prej nesh, që ta ndajmë njëherë e përgjithmonë të mirën dhe të keqën. Të vendosim për të ardhmen e kombit tonë, shtetit tonë, të ardhmes sonë për fëmijët tanë.
Se ç’kanë bërë partitë dhe politikanët tjerë, tani e 20 vite, e dimë të gjithë, siç e dimë punën e madhe, edhe pse në kohë të shkurtë të Qeverisë Kurti.
Tashmë e mira dhe e keqja, zhvillimi e stagnimi dallohen fare lehtë. Këtë e kanë kuptuar mbi gjysma e qytetarëve tanë.
Gjatë tubimeve të parafushatës në pothuajse të gjitha pjesët e Llapit, kam parë nga afër entuziazëm e gëzim, më të madh se kurrë më parë.
Gjatë një takimi, një pensioner m’u drejtua me fjalët: “Ishalla nuk keni me pas nevojë për dorën e zezë”, teksa shpresonte e uronte që Lëvizja Vetëvendosje, të fitojë e të qeverisë vetë, e “dorë e zezë”, me të drejtë i quante partitë tjera.
Andaj, përveç falenderimit për të gjithë ju, që na i hapët shtëpitë, duke na pritur me zemrat plotë, si në të kaluarën, gjithashtu edhe gjatë këtyre ditëve të parafushatës, ju ftoj që të angazhohemi edhe më fuqishëm që fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje, të jetë sa më e madhe.
Një falenderim i veçantë shkon për aktivistët e Lëvizjes, të cilët nuk u ndalën asnjëherë, duke punuar për VETËVENDOSJE!-n, e rrjedhimisht duke kontribuar për shtetin tonë, që ta shohim mirë, ashtu siç deshën ta shohin të parët tanë.
Faleminderit nga zemra për të gjithë ju, që po punoni e kontribuoni në fitoren madhështore të 14 shkurtit.
Falenderimi më i mirë për ju, do të jetë përfaqësimi i drejtë dhe dinjitoz, që synojmë t’ua bëjmë ju qytetarë të dashur.
Andaj, ju ftoj të gjithëve, që të bëhemi pjesë e Rerendumit të 14 shkurtit, duke votuar për Lëvizjen Vetëvendosje dhe për Qeverinë Kurti 2.
Lëvizja Vetëvendosje 127
Albin Kurti Kryeministër
Fitim Haziri 36






