Një rrugë në fshatin Gërdoc të Podujevës është vërshuar këto ditë nga uji dhe lloçi, shkruan Llapi.info.
E krejt kjo, sipas banorëve, po ndodhë për shkak të punimeve shkel e shko. Banorët e kësaj kanë thënë për Llapi.info, ku edhe kanë dërguar pamje, se kjo rrugë e shtruar kohë më parë nuk është kryer siç duhet.
Sic kanë thënë ata, në të njëjtin nuk janë vendosur gypat e kanalizimit, për çka sa herë ka edhe reshje vërshohet rruga.
“Rruga është e shtruar në asfalt, por s’janë të vendosur gypat për përcjelljen e ujit. Për shkak të kësaj ja edhe ndodhitë e fundit si rrjedh uji sipër rrugës”, është shprehur banori.
Ndryshe, edhe komuna e Podujevës është njëra ndër komunat e prekura nga vërshimet që ndodhën në javën e fundit të janarit në vendin tonë.
Fshati Siboc dhe Dumosh kanë qenë më të prekurat nga vërshimet./Llapi.info






